Ai ra me kokë nga një lartësi mbi 9 metra

Ai ra me kokë nga një lartësi mbi 9 metra

Aktori i filmit shumë të njohur, “Fast & Furious”, Joe Watts dje ka rënë nga një lartësi mbi 9 metra, ai është lënduar në kokë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur revista e njohur britanike, “The Sun”, përcjell rtv21.tv.

Xhirimet u ndërprenë menjëherë dhe një burim tha për revistën se “Aktori Vin Diesel u pa me lot në sy dhe krejtësisht i tronditur nga ajo çka pa”.

Ndërkohë, e fejuara e Watts përmes rrjetit social, Facebook ka treguar që ai është ende në gjendje të njëjtë dhe po monitorohet nga mjekët.

 His girlfriend broke her silence about the accident on Facebook

Incidentin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka thënë se po merret me rastin.

Joe Watts ishte planifikuar të luante në disa pjesë si Vin Diesel dhe në momentet kur u rrëzua ishte duke xhiruar në një ndërtesë shumë të lartë.

“Fast & Furious 9” premierën e tij do të ketë në vitin 2020./21Media

 Joe Watts and his fiancée Tilly Powell