Episodin e fundit ai e ka pritur i shtruar në qëndër rehabilitimi

Episodin e fundit ai e ka pritur i shtruar në qëndër rehabilitimi

“Game of Thrones” ka mbledhur para ekranit miliona njerëz në të gjithë botën që prej debutimit të tij në vitin 2011.

Shikueshmëria e madhe i ka ndihmuar produksionit të arkëtojë shifra marramendëse të të hyrave.

Kit Harington njëri prej aktorëve më të pëlqyer të këtij seriali, raportohet se ka përfunduar në një qëndër rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Harrington, i cili ka luajtur personazhin Jon Snow në tetë vitet e transmetimit të tij thuhet se episodin e fundit e ka pritur i shtruar në qëndër rehabilitimi.

Një mik i tij ka deklaruar se aktori është shtruar në qëndër për shkak se ai ka pasur disa probleme personale.

Kit ka vendosur të tërhiqet për pak kohë si një mundësi për të zgjidhur disa çështje personale”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas mediave të huaja, qendra ku ai është shtruar kushton 120 000 dollar në muaj dhe ju mëson klientevë  se si të menaxhojnë stresin dhe emocionet negative.

Seriali, shumë i dashur për publikun pati fundin e tij në këtë muaj pas tetë sezonave super të suksesshme. /21Media