Richard ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e parë të “Game of Thrones”

Richard ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e parë të “Game of Thrones”

“Game of Thrones” ka mbledhur  para ekranit miliona njerëz në të gjithë botën që prej debutimit të tij në vitin 2011. Shikueshmëria e madhe i ka ndihmuar produksionit të arkëtojë shifra marramendëse të të hyrave.

Richard Madden njëri prej aktorëve më të pëlqyer të këtij seriali, ai ka arriur që t’i fitoj zemrat e miliona shikuesve.

Ai së fundmi, ka qenë i ftuar në emisionin”The Tonight Show”, ku ka shpalosur disa gjëra rreth jetës së tij para se të luante në këtë serial. Aktori ka treguar se të ardhurat e mira nga seriali i mundësuan atij një jetesë të mirë, ndryshe nga fillimet e karrierës kur nuk paguante dot as qiranë e muajit.

E kisha të vështirë ta përballoja ushqimin dhe gati nuk kisha strehë përpara se të luaja në Game of Thrones”, tha ndër të tjerash aktori.

Kujtojmë se, Richard ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e parë të “Game of Thrones”.

Seriali, pati fundin e tij në këtë muaj pas tetë sezonave super të suksesshme. /21Media