Nuk pritej kjo!

Nuk pritej kjo!

Aktori i mirënjohur, Liam Hemsworth e përjetoi keq ndarjen me gruan e tij, Miley Cyrus në gusht të këtij viti, por tani u pa përkrah aktores së mirënjohur australiane. Aktori i mirënjohur dukej i lumtur përkrah yllit të “Dynasty”, Maddison Brown, 22-vjeçare, në qytetin e New Yorkut të enjten, vetëm dy muaj pas ndarjes me të.

29-vjeçari dhe 22-vjeçarja u panë duke i shtrënguar duart teksa po ecnin rrugës, kështu e bënë publike lidhjen e tyre, transmeton rtv21.tv

 

Ata u panë duke drekuar në një vend të bukur të New Yorkut.

Në anën tjetër, Miley e filloi romancën me Kaitlynn Carter, por që lidhja e tyre njëmuajshe përfundoi para disa javësh. Ndarja e papritur ishte befasi për ndjekësit e çiftit, pasi Miley dhe Kaitlynn u panë së bashku në Los Angeles vetëm më 14 shtator.

Çifti raportohet se kanë jetuar së bashku në LA pas ndarjeve të tyre. Më 11 gusht, u publikuan fotografi të dy grave që putheshin në barkë, duke konfirmuar se të dyja tashmë kishin filluar marrëdhënien e tyre.

Veprimi i Mileyt e zuri në befasi Liamin. Ai menjëherë bëri kërkesë për divorc nga këngëtarja pasi pa fotot e saj dhe Kaitlynn duke u puthur në barkë./21Media