Përballet me gjykatën më 7 janar

Loading...

Përballet me gjykatën më 7 janar

Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një adoleshent, në një lokal në Massachusetts. Ai do të shfaqet në gjyq më 7 janar, pas incidentit që ka ndodhur në Nantucket, në korrik të vitit 2016.

Të hënën, Mr Spacey ka publikuar një video në rolin e Frank Underwoodit nga filmi “House of Cards”.

“Nuk do të paguajë për gjërat që nuk i kam bërë”, ka thënë ai në një video dhe ka shtuar se nuk do të duhet të nguteni pa fakte.

Viktima është djali i prezantueses së mëhershme të televizionit, Heather Unruh e cila ka folur publikisht për incidentin e vitit të kaluar, shkruan rtv21.tv

Ajo e ka akuzuar Mr Spacey që i ka blerë djalit të saj, 18-vjeçar alkool (mosha e lejuar për të konsumuar alkool në Massachusetss është 21 vjet) – dhe ia ka mësyer atij.

Natyrisht, këtë gjë e ka mohuar aktori./21Media