"...jam shumë i lumtur që the po!"

“…jam shumë i lumtur që the po!”

Aktori i njohur me famë botërore, Chris Patt është fejuar me të dashurën, Katherine Schwarzenegger, e cila është vajza e aktorit të njohur, Arnold Schwarzenegger.

Këtë lajm aktori e zbuloi përmes një fotografie të publikuar në profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 22 milionë ndjekës, shkruan rtv21.tv

“E dashura Katherine, jam shumë i lumtur që the po! Jam shumë i entuziazmuar që do të martohem me ty. Krenarë që jetojë i qetë e me shumë besim me ty. Ja ku po fillojmë”, ka shkruar Patt në mbishkrimin e imazhit të publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Sweet Katherine, so happy you said yes! I’m thrilled to be marrying you. Proud to live boldly in faith with you. Here we go! 💍🙏♥️

A post shared by chris pratt (@prattprattpratt) on

Pratt, 39 vjeç dhe Schwarzenegger, 29 vjeç, kishin hutuar njerëzit për shumë kohë se a ishin në lidhje apo jo, derisa e zbuluan vetë dyshja se janë në një lidhje në muajin qershor.

Vendimi i Chris për t’u martuar vjen vetëm 7 muaj pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij, aktoren 42-vjeçare Anna Faris, pas 8 muajsh martesë./21Media