Aktori po merr urime të shumta

Aktori po merr urime të shumta

Sot është ditë e shënuar për aktorin e njohur turk, Ozcan Deniz. Aktori është lindur më 19 maj të vitit 1972 në Ankara dhe sot ka ditëlindjen.

Ozcan Deniz sot mbushi 47 vjet, shkruan rtv21.tv

Aktori, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e ”Kahramanit” sigurisht që do të marrë urime të shumta nga familjarë miq, kolegë e fansa të shumtë.

Deri tani aktori në datën e ditëlindjes së tij nuk ka bërë ndonjë postim, por në faqe të ndryshme në instagram, aktori ka marrë urime të shumta.

Së fundmi, aktori ka luajtur rolin e Farukut në serialin “Nusja nga Stambolli”, i cili po transmetohet edhe në Kosovë.

Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij, Feyza Aktan në prill të vitit të kaluar janë bërë prindër për herë të parë./21Media