Liam habit me fjalët për Miley-n

Liam habit me fjalët për Miley-n

Aktori i njohur, Liam Hemsworth dhe këngëtarja e njohur, Miley Cyrus janë ndarë disa muaj pasi kurorëzuan dashurinë me martesë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Hemsworth ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Cyrus.

“Përshëndetje të gjithëve! Thjesht një shënim i vogël për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundi dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndetit dhe lumturisë. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat. Çdo citim që më atribuohet mua është fals. Paqe dhe dashuri!”, ka shkruar Liam në Instagram.

 

Ndryshe, Miley Cyrus, ka performuar në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe gjithashtu këngëtarja ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin e festivalit./21Media