Regjisorja flet për filmin

Regjisorja flet për filmin

Aktori i njohur kosovar, Bujar Ahmeti së fundmi ka treguar se sa profesionist është, duke u transformuar krejtësisht në një person tjetër. Bëhet fjalë për një rol në filmin e metrazhit të shkurtër, “Adelina”, që është film i realizuar për komunitetin LGBTQI me fokus në Drag Queens.

Aktori transformimin e tij e ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram, përcjell rtv21.tv.

Për portalin rtv21.tv, ka folur regjisorja dhe skenaristja e filmit, Rita Krasniqi, e cila ka thënë se filmi është i përqendruar më shumë në Drag Queens. “Filmi është i shkurt për komunitetin LGBTQI me koncentrim në Drag Queens. Ky është teaser shkaku që kemi aplikuar për fonde në QKK për filmin e shkurt”, ka thënë Krasniqi.

Në rolin kryesor të këtij filmi është aktori, Erblin Nushi, ndërsa bashkëaktorë janë: Bujar Ahmeti, Florist Bajgora, Tristan Halilaj, Queen Maggy, Mason Alban, Edon Berveniku, Fjolla Nushi dhe Flaka Latifi.

Mason Alban është aktori i njohur në Amerikë dhe ka qenë pjesë e ekipit të filmit “Little Women”, në të cilin kanë luajtur aktoret e njohura si Meryl Streep dhe Emma Watson./21Media