Pamje nga vizita e Çënarit në Prizren

Pamje nga vizita e Çënarit në Prizren

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman sot së bashku me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazin dhe djalin e tyre erdhën në vendin tonë.

Aktori turk i njohur si “Çënari” nga seriali “Lale” u prit nga ministri i Kulturës në detyrë, Kujtim Gashi. Tolgahan, së bashku me Gashin, aktorin e mirënjohur, Vedat Bajramin, modelen, Arbnora Ademajn e të tjerë vizituan qytetin e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur Vedati përmes një postimi në instagram për 273 mijë ndjekësit e tij, shkruan rtv21.tv

“Vizit në Prizren me ekipen e Filmit nga Turqia dhe Aktorin Turk me prejardhje shqiptare Tolgahan Sayisman @tsayisman Dhe Ministrin e Kultures Kujtim Gashi”, shkroi Vedati krahas fotografive.

Tolgahan Sayisman sot bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit Gashi, për çka tha se ndihet shumë i nderuar. Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë.

“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës dhe ftesa që më është bërë që të vijë këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, shtoi ai./21Media