Aktori probleme me shëndetin

Aktori probleme me shëndetin

Aktori dhe modeli i njohur turk, Kivanç Tatlitug është shtruar në spital, pas vdekjes së babait të tij.

Sipas mediave turke, aktori është helmuar.Kivançit i është pastruar stomaku dhe më pas ai është liruar për në shtëpi.

Kivanc është martuar me Basar Dizer në shkurt të vitit 2016.

Kivanc Tatlitug turk prej dekadash është pjesë e showbizit, duke filluar karrierën e tij si model. Më vonë ai u bë një prej fytyrave më të dashura të ekranit falë talentit të tij në aktrim,  me anë të së cilit u bë një prej aktorëve më të  mirë duke fituar gjithmonë rolet kryesore, shkruan rtv21.tv

Paraqitja e tij në serialin “Gymysh- dashuri e vërtetë” në rolin e Mehmetit,  serial i cili u transmetua edhe në RTV 21, e bëri atë edhe më të famshëm jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj. /21Media