Sleggs ka një dëshirë të vetme

Sleggs ka një dëshirë të vetme

Aktori i njohur britanik, Michael Sleggs përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi fansat e tij se vuan nga sëmundja e kancerit. Sleggs ka një dëshirë të vetme, ai dëshiron që ditët e fundit t’i jetojë në paqe.

“Përshëndetje miq, shumica nga ju jeni në dijeni që kam kaluar shumicën e kohës në spital muajt e fundit. Këtë herë, më thanë që unë jam buzë vdekjes dhe më dërguan në shtëpi me kujdes gjithëpërfshirës për të jetuar ditët e fundit në paqe”, shkroi ai.

Po ashtu, ai njoftoi fansat e tij se kjo është faza e fundit e sëmundjes dhe nuk ka shërim, transmeton rtv21.tv

33-vjeçari fitoi dashurinë e fansave me rolin e tij te This Country./21Media