"Llukmani" tregon edhe gjinin e bebes

“Llukmani” tregon edhe gjinin e bebes

Aktori, Ernest Zymberi i njohur në rolin e tij si “Llukmani” në serialin “O sa mirë” ka zbuluar se po bëhet baba.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, kështu duke publikuar momente të ndryshme nga jeta e tij private. E së fundi aktori ka publikuar dy fotografi të ëmbla ku në fokus është gruaja e tij shtatëzënë, shkruan rtv21.tv.

Aktori 33-vjeçar në fotot e publikuara ia ka lënë nga një mbishkrim, ku në njërën ka treguar edhe gjinin e bebës që do të vijë së shpejti në jetë.

“Dy zonja në një fotografi”, ka shkruar “Llukmani” mbi fotografinë ku shihet gruaja e tij duke ledhatuar barkun e fryer.

Kujtojmë se Ernest Zymberi është martuar me Lena Rexhepin më 2 shtator të vitit 2017 dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./21Media