Aktori i famshëm David Schwimmer dhe gruaja e tij Zoe Buckman janë ndarë

Aktori i famshëm David Schwimmer dhe gruaja e tij Zoe Buckman janë ndarë

Çifti që kanë qenë të martuar për gati 7 vite kanë bërë këtë deklaratë duke thënë: “Është me dashuri të madhe, respekt dhe miqësi që ne kemi vendosur të largohemi nga njeri tjetri deri sa të vendosim për të ardhmen e lidhjes sonë“

Pastaj shtojnë “Prioriteti ynë sigurisht është lumturia e vajzës tonë gjatë kësaj kohe të vështirë, kështu qe ne kërkojmë mbështetjen tuaj dhe respektimin e privatësisë sonë përderisa ne vazhdojmë ta rrisim atë bashkë dhe ambientohemi me këtë kapitull të ri në familjen tonë“, shkruan rtv21.tv.

Schwimmer dhe Buckman kanë qenë së bashku për më shumë se 10 vite, dhe u martuan në qershor të vitit 2010. Ata kanë një vajzë së bashku./21Media