Qe 10 vite në skenë po vazhdon rrugëtimin e saj

Qe 10 vite në skenë po vazhdon rrugëtimin e saj

Shfaqja “Aktori në Kuti”,  qe 10 vite në skenë por, ende prezantohet në Festivale Ndërkombëtare e Mbarëkombëtare.

Në njoftimin e Shtëpisë Teatrore Filmike AKT thuhet se këtë herë kjo shfaqje vazhdon rrugëtimin e saj në Londër më 13 e 14 shtator, në Teatrin “The Playground Theatre”.

Në shënimin e 10-vjetorit u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Bacau të Rumanisë, ku u cilësua si Shfaqje Nderi e Festivalit, si dhe në Manifestimin Mbarëkombëtar “140 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit, më 13 qershor”.

“Aktori në kuti”, cilësohet ndër shfaqjet më të sukseshme jo vetëm në Kosovë dhe trojet shqiptare, po edhe në Skenat Ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë 10 viteve “Aktori në kuti” mori pjesë dhe u prezentua në mbi 20 Festivale Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare dhe njëherit duke u nderuar me po aq Çmime e Nominime Prestigjioze.

Kjo shfaqje është realizim i AKT, e realizuar me tekst, regji dhe interpretim të Mentor Zymberaj.

Bashkepuntorët tjerë në realizim të kësaj shfaqje janë

Zeni Ballazhi, skenograf dhe kostumograf
Andin Randobrava & Astrit Pallaska, muzika e shfaqjes
Skender Latifi, dizajni i dritave
Rudina Berdynaj, koreografi
Mirak Zymberaj kordinator i shfaqjes./21Media