Kryeministri kanadez Justin Trudeau e kishte ftuar aktorin bashkëvendas Matthew Perry për një ndeshje boksi mes tyre

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e kishte ftuar aktorin bashkëvendas Matthew Perry për një ndeshje boksi mes tyre

Kjo kishte ndodhur pasi Perry në intervistë me Jimmy Kimmel kishte treguar se  e kishte rrahur kryeministrin kur kishin qenë fëmijë.

Kryeministri i kishte kërkuar revansh aktorit të njohur në një postim në Twitter, por Perry e kishte refuzuar me shumë mirësi, duke gjetur një arsye mjaftë të mençur, shkruan rtv21.tv.

“Mendoj se do ta refuzoj kërkesën tuaj për revansh zotëri i sjellshëm (duke marrë parasysh se ju keni një ushtri në dispozicionin tuaj).

Të gjithë ne që kemi parë serinë Friends ku Perry ka pasur rol kryesor e dijmë sensin e tij të humorit dhe sarkazmës, mirëpo është mirë të shohësh edhe një burrështetas me një sens humori./21Media