Shfaqja ka motive shqiptare

Shfaqja ka motive shqiptare

Aktori i ri shqiptar, Mentor Bajrami luan në Operën e Cyrihut, në një shfaqje operistike e cila është realizuar nga regjisori Kirill Serebrennikow.

Regjisori rus i operës “Cosi fan tutte” të Mozartit, është Serebrennikow i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak në Moskë.

Aktori i ri shqiptar, për të qenë pjesë e operës së kompozuar nga Mozarti, kishte marrë pjesë në audicionin e hapur si të gjithë aktorët tjerë. Në këtë audicion kishin konkurruar 50 aktorë, prej të cilëve vetëm 3 prej tyre janë pranuar.

“Për mua është krenari të luaj në një nga kryeveprat e Mozartit, nga e cila mund të mësojnë të gjithë të dashuruarit. Pjesëmarrjen time në këtë rast e bën edhe më të veçantë fakti se në këtë inskenim ndërthuren motivet shqiptare nga Maqedonia. Regjisori rus kishte vizituar Maqedoninë për të sjellë skenografinë dhe kostumet e realizuara në Cyrih, të cilat janë tipike shqiptare”, tha Bajrami për albinfo.ch

Para se të fitonte këtë rol aktori i ri shqiptar, kishte luajtur në shumë shfaqje dhe reklama gjatë kohës që kishte bërë studimet në European Film Actor School EFAS, në Cyrih.

Mentori famën në shtetin e Zvicrës e  mori krejt rastësisht nga videot satirike që i publikonte në kanalin Youtube./21Media