Mason Alban vjen në rolin e gangsterit shqiptar

Mason Alban vjen në rolin e gangsterit shqiptar

Nijazi Isufi i njohur tashmë me emrin artistik, Mason Alban (Mejson Alban) është aktorë i ri shqiptar i cili luan në serialin amerikan Ray Donovan në rolin e një gangster shqiptar në New York.

Në moshë të re, ai së bashku me familje, kishte migruar në tokën e premtuar në Amerikë, si refugjatë i luftës së fundit në Kosovë.

Disa vjet më vonë, aktori me prejardhje nga Vushtrria, Nijazi Isufi, ka arritur të depërtojë në industrinë amerikane të filmit, pas disa roleve që kishte luajtur në disa teatro atje./21Media