Artikulli flet se si aktori shqiptar arriti famën në Gjermani

Artikulli flet se si aktori shqiptar arriti famën në Gjermani

Aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Nik Xhelilaj së fundmi ka qenë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze gjermane, “Glamour Germany”.

Këtë nuk ka hezituar të tregojë vetë aktori përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, përcjell rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

#narcos ♠️‘ . . . Costume & makeup by @jk_makeupart . . 📷 clicked by @marieschmidtcom

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on

 

View this post on Instagram

 

#anger . . . . A slight touch by @jk_makeupart . . 📷 Clicked by @marieschmidtcom

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on

Një pjesë të shkrimit nga kjo revistë e ka treguar aktori në njërën nga fotografitë e publikuara, ku bëhet e ditur se si ai u bë i njohur në Gjermani.

Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’ dhe që nga atëherë konsiderohet si “i ardhuruari i femrave”. Jo vetëm më këtë, do të duhej të përshtatej djaloshi me origjinë shqiptare: “Profesori im i vokalit thoshte, që në Gjermani nuk do të mund të lavderohesh shumë shpejt, publiku në këtë aspekt është i tërhequr. Këtu që të ju respektojnë duhet të punoni shumë. Mua më pëlqen ky menatalitet”, shkruhet në artikullin e publikuar.

Nik Xhelilaj është një yll gjithnjë e në ngritje dhe aktualisht ka një karrierë shumë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.

Ndërsa, revista “Glamour Germany” ka filluar punën e saj në vitin 2001 dhe në fokus ka të bukurën dhe modën./21Media