Hoxha luan rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë

Hoxha luan rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë

Aktori shqiptar, Erand Hoxha është pjesë e kastit të aktorëve të filmit ‘Fast & Furious 8’, premiera e evropiane e së cilit u shfaq në Berlin.

Hoxhës në film i është besuar roli i një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë. Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë janë pjesë e ngjarjeve në film, por aty shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.

Pas sukseseve të shumta që gëzuan pjesët tjera të filmit, pritet që ‘Fast & Furious 8’ të kryesojë listat e kinematografisë dhe të arkëtojë miliona dollarë në arkat filmike./21Media