Ryan zbulon rregullin për një martesë të suksesshme

Ryan zbulon rregullin për një martesë të suksesshme

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë një martesë të lumtur prej 6 vjetësh. Ndërkohë që një pjesë e mirë e kolegëve të tyre po shkojnë drejt divorcit, aktori ka ndarë me të gjithë rregullin e vetëm që ka për një jetë të lumtur bashkëshortore.

Ryan është shprehur se e vetmja gjë që duhet është të qenit gjithmonë i pranishëm. Ai shtoi se me Blake kanë vetëm një rregull në martesën e tyre, kur njëri është me xhirime tjetri qëndron në pushim në mënyrë që të kenë kohë për njëri-tjetrin dhe të jenë sa më të pranishëm për fëmijët e tyre.

Këtë aktori e bëri të ditur në një intervistë për “People”, ku foli për jetën e tij martesore.

Ndryshe, aktori i famshëm hollivudian po korr një sukses të jashtëzakonshëm me serinë e dytë të filmit “Deadpool”./21Media