Ja sa vjet ka mbushur sot aktori

Ja sa vjet ka mbushur sot aktori

Aktori i njohur turk, Can Yaman i cili së fundmi është i angazhuar si protagonistë në serialin “Erkenci Kus”, feston 29 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë, Can Yaman ka marrë një urim të bukur nga nëna e tij.

“I vetmi i nënës,  kuptimi i jetës sime, djali im i bukur. Jeta gjithmonë të sjelltë gjëra të mira. Me shëndet festofsh edhe shumë vite të tjera”, ka shkruar nëna e tij krahas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, kur Can Yaman ishte në moshën 5 vjeçare, prindërit e tij u divorcuan. Ai është fëmija më i vogël në familje.  Në një intervistë për NTV, aktori ka pranuar se është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Pra, gjyshja e tij ka rrënjë nga Maqedonia./21Media