Prejardhje shqiptare ka edhe një tjetër aktor i njohur Turqi

Prejardhje shqiptare ka edhe një tjetër aktor i njohur Turqi

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin, Burak Yoruk i cili aktualisht luan në serialin shumë të shikuar në Turqi, “4N1K Yeni Başlangıçlar”, shkruan rtv21.tv

Aktori ka zbuluar se ka prejardhje shqiptare, përmes një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se din vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe.

“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.

Ndryshe, edhe aktori i njohur Can Yaman, në një intervistë për NTV, ka pranuar se ka prejardhje shqiptare ./21Media