Aktori solidarizohet me Shqipërpinë

Aktori solidarizohet me Shqipërpinë

Që nga e dita e marte kur Shqipëria është goditur nga një tërmet, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave dhe la shumë të lënduar, të shumtë ishin njerëzit që në mënyra të ndryshme u solidarizuan me Shqipërinë.

Në mesin e tyre ishte edhe aktori i njohur nga Turqia, Gökhan Alkan i njohur për rolet e tij në serialet turke si: Muhteşem Yüzyıl, Kocamın Ailesi, Seviyor Sevmiyor e të tjerë.

Aktori 31 vjeçar në rrjtet sociale ka publikuar një fotografi të flamurit kombëtar, teksa në gjuhën shqipe ka shkruar  “Bëhuni mirë”, këtë mbishkrim ai e ka lënë edhe në gjuhën turke.

Ndryshe, ndihma nga më të ndryshmet për Shiqpërinë tash e tri ditë ka dhuruar dhe po vazhdon të dhurojë i gjithë populli kosovarë. /21Media