Joi humbi jetën tragjikisht

Joi humbi jetën tragjikisht

Aktorja e filmit Deadpool 2, Zazie Beetz, ka shprehur ngushëllimet e saj për dublanten Joi “SJ” Harris, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident gjatë xhirimeve të filmit.

“Zemra ime është e thyer këto dy ditët e kaluara dhe jam duke kërkuar se çfarë të them, apo çfarë të bëje. E di se ajo çka po ndjej unë, është asgjë në krahasim me atë se çka janë duke ndjerë më të dashurit, miqtë dhe familja e saj. Zemra ime dhe dashuria ime shkon te krejt ata. Ekipi jonë dërgon paqe, shërim dhe ngushëllimet e tyre më të thella”, ka shkruar Zazie, në një letër drejtuar familjes së dublantes së saj.

Ndryshe, Deadpool 2 ka qenë filmi i parë që Joi ka punuar si dublonte. Ndërsa, më herët ajo është marrë me gara automobilistike si garuese profesioniste./21Media

A post shared by Zazie (@zaziebeetz) on