Aktorja e njohur , Vanessa Marquez është qëlluar për vdekje pas një përplasjeje me policinë

Aktorja e njohur , Vanessa Marquez është qëlluar për vdekje pas një përplasjeje me policinë

Vanessa Marquez, e cila ishte në lajme vitin e kaluar pasi akuzoi George Clooney për largimin e saj nga Hollywoodi, vdiq në një spital pas të shtënave të së enjtes në apartamentin e saj në Pasadenën e Jugut, jashtë Los Anxhelosit, transmeton rtv21.tv

Një telefonatë anonime i kërkoi policisë që të shkonte pranë banesës së 49-vjeçares pasi kishte probleme me shëndetin mendor. Ajo i kërcënoi me armë lodër zyrtarët e policisë, të cilët u detyruan të qëllonin ndaj saj.

Vanessa Marquez luajti rolin e infermieres Wendy Goldman në serialin “ER” nga viti 1994 deri në vitin 1997 dhe u shfaq edhe në disa shfaqje të tjera, përfshirë “Seinfeld” dhe Melrose Place./21Media