Aktorja e njohur e Hollywood-it zbulon se ka prejardhje shqiptare
15 Maj 2019
Gruaja e Tom Hanks ka nënën shqiptare
Gruaja e Tom Hanks ka nënën shqiptare
Aktorja e njohur Hollywood-it, Rita Wilson me anë të një postimi në Instagram i ka befasuar të gjithë, pasi që ajo ka zbuluar se ka preardhje shqiptare.
Rita, njëherit edhe bashkëshortja e aktorit amerikan, Tom Hanks, ka publikuar një fotografi me nënën e saj, teksa ka treguar historinë e saj të dhimbshme.
Aktorja ka treguar se nëna e saj për 15 vite ka jetuar në një fshat në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë, mirëpo gjatë luftës ajo ishte e detyruar ta braktis vendlindjen.
“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, ka shkruar Rita në Instagram.
Këtë histori, Rita e ka treguar për Ditën e Nënës, e cila u festua dy ditë më parë.
Kujtojmë se, Rita është martuar me aktorin Tom Hanks, të cilët njihen si njëri prej çifteve më besnik ndja njëri-tjetrit në Hollywood, pasi qëmartesa e tyre po zgjat tash e 30 vjet. /21Media