Ajo mori urime të shumta, por më të veçantin e mori nga aktori i njohur

Ajo mori urime të shumta, por më të veçantin e mori nga aktori i njohur

Dita e sotme ishte pak më e veçantë se ditët tjera për aktoren e njohur kosovare, Vlora Nikçin. Kjo ngaqë, sot në ditën kur Kosova po votonte, ajo festoi ditëlindjen.

Me rastin e datës së lindjes, aktorja mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë, derisa urimin më të mirë siç duket ajo e mori nga bashkëshorti i saj, aktori Armend Baloku, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie të postuar në facebook, Baloku e uroi Vlorën në mënyrë të veçantë.

“Bukuroshe, sy meshqerre
shikom njehere mua,
trendefil i kuq me ere
e di, vall, se sa te dua?
E mora vdekjen ne sy,
do te vdes, te vdes per ty” n.f – Urime ditelindja Lola (Eneu & Mendi)”, ka shkruar aktori me rastin e ditëlindjes së Vlorës.

Ndryshe, Vlora Nikçi dhe Armend Baloku pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin, Eneu./21Media