Aktorja e njohur kapet duke u puthur me modelen e “Playboy”
6 Dhjetor 2018
Një çift i ri në skenën e Hollywood-it
Loading...
Një çift i ri në skenën e Hollywood-it
Aktorja e njohur botërore, Chloe Moretz është kapur nga paparacët, duke u puthur me modelen e revistës “Playboy”, Kate Harrison në rrugët e Malibus.
Aktorja që ishte ndarë me Brooklyn Beckham para tetë muajve, befasoi të gjithë me veprimin e bërë, pasi që ajo asnjëherë nuk kishte folur për orientimin e saj seksual.
Moretz deri më tani publikisht ka pasur lidhje vetëm me meshkuj, shkruan rtv21.tv
Dyshja nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre dhe bazuar në shkrimet e “TMZ”, Chloe dhe Kate janë duke bashkëjetuar.
Aktorja 21 vjeçare dhe modelja 27 vjeçare janë parë duke i komentuar njëra-tjetrës në imazhet e postuara në rrjetet sociale./21Media
Loading...