Duff përkrah të dashurit në një event

Duff përkrah të dashurit në një event

Aktorja Hilary Duff është në pritje të një vajze me të dashurin e saj këngëtar Matthew Koma.

Dyshja u shfaq në një event të Entertainment Weekly të veshur në kostume të zeza. Ata u fotografuan në tapetin e kuq së bashku dhe gjithashtu në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda eventit. Mbas përfundimit të martesës së saj me Mike Comrie në vitin 2014, Duff u përpoq të gjente një partner të ri, por shumicën e rasteve rezultonte e pafat.

“Nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mirë me takimet e para; nuk dua të identifikohem si femër e cila nuk jeton dot pa një partner,” ishte shprehur ajo.

Duff ka një djalë 6 vjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin e saj.