Aktorja ka publikuar disa fotografi të bukura në Instagram

Aktorja ka publikuar disa fotografi të bukura në Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet me barkun e fryrë. Krahas fotografive të ëmbla, aktorja ka lënë edhe këtë mbishkrim: “Kemi dashuri për çdo njërin”, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

📿🤰🏻😝 we got love for everyone ✌️🖖🤘

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on

Eliza Dushku më 19 gusht të vitit 2018 i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me biznesmenin e njohur amerikan, Peter Palandjian.

Eliza Dushku ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare dhe në vitin 2011 është emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016, ajo ka luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllain e saj, Nate Dushku./21Media