Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja

Aktorja e njohur, Halle Berry ka treguar se ka qenë viktimë e një incidenti, gjersa ishte në xhirime të filmit “John Wick: Chapter 3”. Në një intervistë për Extra, ylli i Hollywoodit ka zbuluar se është lënduar në provat për filmin e saj aksion-triller, duke treguar se ka thyer tre brinjët.

Ajo ka shpjeguar se nuk e di si ka ndodhur kjo, mirëpo sipas saj, edhe pas lëndimit ka punuar për pak kohë, derisa sa më nuk mund të duronte dhimbjet, transmeton rtv21.tv

“Kur kjo gjë ndodhi, mendova, në rregull do të jem jashtë filmit, ata do të gjejnë zëvendësim sepse filmi duhet të përfundojë”, ka thënë Berry.

Ajo ka shtuar se regjisori Chad Stahelski ka pritur derisa të shërohet.

Kjo është hera e parë që Halle del në serinë e John Wick./21Media