Aktorja së bashku me ekipin e saj vizitojnë Prekazin

Aktorja së bashku me ekipin e saj vizitojnë Prekazin

Tash e sa ditë në Kosovë po qëndron aktorja e njohur turke, Semra Dinçer. Këtë pushim të këndshëm në Kosovë aktorja e njohur po e plotëson me vizita të shumta nëpër vendet më të njohura.

E së fundi e publikoi një fotografi në Instagram, të cilën e realizoi në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Përkrah saj ishte aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami dhe moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj dhe ekipi i saj nga seriali “Nusja nga Stambolli”, transmeton rtv21.tv

Ekipi i serialit shumë të shikuar “Nusja nga Stambolli” më 15 gusht ka arritur në Kosovë. Aktorja ka ardhur për një mundësi bashkëpunimi në Kosovë, të cilën do ta zbulojë ekskulzivisht sonte në emisionin “21Gradë” të RTV21./21Media