"Hazani" po martohet

“Hazani” po martohet

Aktorja e njohur turke, Deniz Baysal,  e cila u bë e njohur te ne me rolin e “Hazanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në muajin nentor është fejuar me këngëtarin e grupit Kolpa, Barış Yurtçu, shkruan rtv21.tv.

Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për dy vjet,  janë fejuar me një ceremoni të thjeshtë në Izmir ku të pranishëm ishin familjarë dhe miqtë e ngushtë të tyre.

Kurse, tani çifti kanë filluar përgaditjet për dasmën e tyre, e cila do të mbahet në muajin shtator.

Është bërë e ditur se dyshja kanë zgjedhur njërin prej vendeve amgjike të Turqisë Çesme-n për ta kurrorëzuar dashurinë  e tyre.

E pyetur nga gazetarët, ajo është shprehur  se ajo personalisht është duke u kujdesur për detajet e ceremonisë martesore, si dhe dasma e tyre do të ketë rreth 400 të ftuar.

Siç raportojnë mediat turke, dasma e çiftit dhe mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke. /21Media