Emocionuese!

Emocionuese!

Ylli i “The Duck Dynasty”, Sadie Robertson u fejua. Aktorja e njohur amerikane i tha “PO” të dashurit të saj, Christian Huff. Në Instagram aktorja e njohur shpërndau një video nga momenti kur ai i propozoi, të dy dukeshin mjaft të emocionuar.

“Bërtita PO. Shumë fjalë dhe shumë fotografi do të publikohen, por tani, dua ta dini që jam personi më i lumtur në botë… Do të martohem me këtë njeri”, shkroi ajo krahas videos së publikuar në Instagram.

Huff i propozoi asaj të dielën, pikërisht në ditëlindjen e tij dhe kjo do të mbahet mend si një nga ditët më të veçanta për ta.

E ëma e saj, ylli Korie Robertson, u shpreh e emocionuar për fejesën e tyre. Madje, në disa fotografi që publikoi në Instagram, tha se mezi po pret që ata të dy të martohen.

Sipas mediave të huaja, çifti nuk dha ndonjë datë të martesës./21Media