Ajo fitoi çmimin më prestigjioz të teatrit

Ajo fitoi çmimin më prestigjioz të teatrit

Aktorja e njohur, Ali Stroker u bë personi i parë në karrocë, që u nominua dhe fitoi një çmim në ceremoninë “Tony Award”. Ajo fitoi çmimin aktorja më e mirë për rolin e saj si Ado Annie, çmimi më prestigjioz i teatrit.

Pasi pranoi çmimin, ajo tha disa fjalë që bartën shumë emocion.

“Ky çmim është për çdo fëmijë që ka aftësi të kufizuara apo sfida, që ka qenë në pritje që të përfaqësohet në këtë arenë – ju jeni,” tha ajo.

Aktorja është me prejardhje nga New Jersey. Kur kishte qenë dy vjeçare, ajo kishte pësuar një aksident, ku kishte humbur këmbët.

Duke pranuar çmimin, ajo falënderoi bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj që i qëndruan afër në ditë kritike dhe i ndihmuan asaj. Pasi pranoi çmimin, ajo u tha reporterëve se teatrot e Broadway janë të qasshme për pjesëtarët e audiencës me aftësi të kufizuara, por prapaskenat nuk janë./21Media