Aktorja hinduse Madhuri Dixit thotë se “gratë janë superheroina”

Ylli hindus Madhuri Dixit e do punën që bën, por ashtu si edhe shumë gra të tjera, veç karrierës me shumë angazhime në film e muzikë, ajo duhet të kujdeset edhe për familjen e saj.
Ky personalitet në një intervistë për AP ka treguar se e pëlqen aktrimin, vallëzimin e këndimin. Ajo ka thënë se është e bekuar që merret me gjërat që i do, e për të cilat ka pasion.
Dixit ka treguar se çdo mëngjes zgjohet me plot pasion për punën që do të bëjë. Ajo ka thënë se ka dy djem, njërin 17 vjeçar e tjetrin 19, se ka burrin dhe nënën e saj. Dhe falë asaj se ajo dhe gra të tjera ia dalin të kryejnë shumë punë, mendon se ato janë superheroina. Kjo nisur nga fakti se miliona gra punojnë në fusha të ndryshme, dhe edhe ato kanë familje, që do të thotë se u duhet të kujdesen për të tjerët. Kjo i bën superheroina, ka thënë ajo, dhe i respekton të gjitha gratë.
Ylli hindus Dixit kohët e fundit është paraqitur me rol në dramën e Netflix “The Fame Game”. Ky serial u xhirua në Indi, por ai u vlerësua në top dhjetëshen e filmave më të mirë, në radhë të atye të realizuar filluar nga Bangladeshi e deri në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka fituar statusin “ikonë globale”.
Dixit së fundmi lansoi singlin e saj të ri muzikor “Tu Hai Mera”. Ajo gjatë pandemisë së COVID-19 po ashtu lansoi një singël, falë të të cilit mblodhi para për ndihmë të stafit mjekësor. Ky yll shoubiznesi, për vetëm dy javë bëri për vete me këtë këngë një miliard shikues në platformat sociale.
Kënga u titullua Candle.
Dixit, e cila është 55 vjeçare, ka treguar se biri i saj i madh merret me muzikë. Ai preferon edhe aktrimin, por edhe shkencën e teknologjinë, ka thënë ajo. Dixit ka treguar se këngën Candle e ka realizuar bashkë me të gjatë pandemisë, dhe falë saj kanë mbëledhur para për punëtorët shëndetësorë në linjën e parë të frontit. Ajo po ashtu ka treguar se ka realizuar edhe një version të këngës së Ed Sheeran, Perfect, ku biri i saj ka interpretuar në piano e ajo ka kënduar. Dixit është shumë krenare që biri i saj interpreton në piano. Sipas saj, biri i madh i saj është muzicient i mirë, por se ende është i ri, që do të thotë se ai duhet të kuptojë vetë me kohën se çfarë i fle në zemër.
Dixit deri më tani ka luajtur në më shumë se 70 filma. Ajo debutoi në këtë fushë me paraqitje me rol në filmin e vitit 1984 “Abodh”./21Media

Back to top button