Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney, “ dashurinë e tyre verore” e dërgojnë në rrugët e Parisit

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney, “ dashurinë e tyre verore” e dërgojnë në rrugët e Parisit

Aktorja dhe tregtari i artit i bazuar në qytetin e  New York-ut, arritën në Paris ditën e mërkurë, herët në mëngjesë, transmeton rtv21.tv.

Aktorja mbërriti në hotelin e saj në xhinse të shkyera dhe një këmishë të bardhë, përpara se të vishte një fustan elegant me ngjyrë bezhë, syze dielli dhe një palë sandale për shëtitjen e tyre nëpër Place Vendome.

Shëtitjet romantike duket se janë një zgjidhje e përkryer për kalim kohe ,sipas preferuar e çiftit, pas shihen shpesh rrugëve të qytetit.

Sipas “Page Six”, çifti u njohë me njëri-tjetrin nëpërmjet mikes  tyre të përbashkët, Laura Simpson, dhe nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre, këto javët e fundit. Që atëherë, romanca e  tyre ka qenë e fortë.

Kjo ishte e dukshme gjatë darkës së tyre të fundit pasi që ishin puthur haptazi.

Një vëzhgues i çiftit i tha “E! News”, se aktorja dhe i dashuri i saj dukeshin shumë të dashuruar në njëri tjetrin, gjatë një darke në restoranin italian./21Media