Kaq shumë ka ndryshuar Kim Basinger

Kaq shumë ka ndryshuar Kim Basinger

Në vitet 1980 dhe në fillim të viteve 1990, në kohën e popullaritetit dhe famës më të madhe, Kim Basinger ishte një nga aktoret më të bukura në Hollywood. Burra në të gjithë botën janë tërhequr nga kjo bionde mahnitëse, nga karizma e saj e parezistueshme.

Ajo luante në filmin “Asnjëherë mos thuaj kurrë”, përkrah Sean Connery dhe fitoi statusin e yllit erotik pasi luajti në “9 1/2 javë” së bashku me Mickey Rurkey.

Kim ka joshur shumë burra, duke përfshirë muzikantin Prince, aktorin Richard Gere dhe ka kurorëzuar dashurinë me kolegun e saj, Alec Baldwin. Ata u martuan në 1993, pasi aktorja falimentoi. Alec e ndihmoi atë dhe katër vjet pas dasmës së tyre, u lind vajza e tyre, Aireland.

Problemet e shumta martesore, ndikuan që çifti të ndahet në vitin 2000. Pas divorcit, ajo ra në depresion dhe u tërhoq nga publiku për një kohë dhe gjatë trajtimit të saj u bë e varur nga ilaçet.

Aktorja 65-vjeçare kohëve të fundit u përqendrua më shumë në punën humanitare, duke lënë anash aktrimin.

Gjykuar nga fotot nga një ngjarje në të cilën u shfaq ajo këtë javë, duket se i është nënshtruar operacioneve plastike, pasi fytyra e saj ka ndryshuar shumë.

Siç shihet në foto, Kim nuk ka rrudha dhe përkujton shumë në kukulla plastike.