Panhilason rrëmbeu vëmendje në MTV VMA

Panhilason rrëmbeu vëmendje në MTV VMA

Kreatorja e njohur, Lia Stublla është mjaft e suksesshme në punën e saj. Kreacionet e saj i kemi parë të veshura nga shumë personazhe të njohura në vend, por jo vetëm. Ajo me dizajnet unike ka depërtuar edhe jashtë kufijve.

Së fundi, një fustan unik të dizejnuar nga kreatorja shqiptare e kemi parë te aktorja me famë botërore, Tiffany Panhilason. Me këtë veshje ajo u shfaq në MTV Video Music Awards, që u mbajt mbrëmë.

Lia edhe këtë herë realizoi fustanin e ëndrrave të çdo femre, shkruan rtv21.tv

Edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht kanë zgjedhur që për evente të rëndësishme të vishen me fustanet e Lias, si: aktorja e njohur amerikane, Naturi Naughton, prezantuesja e njohur, Madelyn Burke, asistentja e parë e Kim Kardashian, Stephanie Shepherd, motra e Cardi B, Hennessy Carolin e emra të tjerë./21Media