Aktorja e njohur turke mbante kurorën e Miss Turqisë

Aktorja e njohur turke mbante kurorën e Miss Turqisë

Njëra ndër aktoret më të bukura turke, Leyla Lydia Tugutlu, qysh nga paraqitja e saj e parë, rrëmbeu dashurinë e shikuesve. Leyla njihet me rolet e saj në filma dhe seriale, duke veçuar rolin e saj në filmin “Delibal”, përkrah njërit nga aktorët më të pashëm turk, Çagatay Ulusoy. Në këtë film, të dy kishin rolet kryesore, transmeton rtv21.tv

Pastaj, aktorja e njohur shkëlqeu edhe në serialin “Tatli Intikam”, përkrah aktorit simpatik të Turqisë, Furkan Andiç dhe të dy ishin kryeprotagonistë.

Po ashtu, ajo luajti edhe në serialin “Karadayi”, si motra e vogël e aktorit të njohur turk, Kenan Imirzalioglu, apo siç njihet “Mehmet Kosova”.

Përveç këtyre roleve me të cilat rrëmbeu vëmendje të madhe, shkëlqeu edhe në sfera të tjera. Ajo në vitin 2008 mbante kurorën e Miss Turqisë.

Aktorja u lind më 29 tetor 1989 në Berlin. Nëna e saj është me prejardhje gjermane, ndërsa babai turk. Kur kishte filluar klasën e parë, ajo kishte filluar të ndjekte mësimet në piano. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë gjermane në Universitetin e Stambollit./21Media