Stewart kundër rregullit të festivalit

Stewart kundër rregullit të festivalit

Aktorja Kristen Stewart cila njëkohësisht është pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit të Cannes, ka protestuar për një nga rregullat e festivalit, ndalimin e këpucëve pa taka.

Aktorja, e cila ka qenë në premierën e “Blackkklansman”, është shfaqur me taka të zeza të Christan Louboutin. Mirëpo pasi fotografitë kryesore janë bërë, ajo ka zbathur takat në prani të fotografëve duke ecur zbathur në tapetin e kuq. Për të dëshmuar që asaj nuk i intereson ky rregull i festivalit.

Kujtojmë se aktorja kishte zbathur takat e saj edhe në vitin 2015, në po të njëjtin festival (duke mbathur “Convers”). Ajo po ashtu në intervistën e saj për “The Hollywood Reporter” u shpreh kundër këtij rregulli.

“Nëse nuk po kërkoni nga burrat që të veshin taka dhe fustane përse duhet ta kërkoni një gjë të tillë nga gratë”, kishte thënë ajo.