Olcay është penduar për veprimin e saj

Olcay është penduar për veprimin e saj

Këngëtarja dhe aktorja turke Zuhal Olcay, është dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg për fyerje publike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Apelit në Turqi.

Gjithçka kishte nisur me një denoncim në numrin telefonik të policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, në vitin 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Erdogan.

Pas hetimeve paraprake, Prokuroria kërkoi 1 deri në 4 vjet burg për artisten që akuzohej për “fyerje publike” ndaj presidentit.

Sipas Haberturk, Olcay është penduar për veprimin e saj, dhe këtë e ka shprehur edhe në gjykatë duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv”.

Olcay 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980. Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”./21Media