“Bahar” ka ndarë lajmin me miqtë e saj

“Bahar” ka ndarë lajmin me miqtë e saj

Gaye Turgut është aktorja turke e cila tek ne u bë e njohur përmes rolit të saj si “Bahar” në serialin “Më fal”.

“Bahar” vazhdimisht përcjell artikujt e portalit rtv21.tv e sidomos kur bëhet fjalë për shkrimet që kanë të bëjnë me atë, shkruan rtv21.tv.

Ajo vazhdon t’i publikojë këto shkrime në rrjetet e saj sociale, këtë herë “Bahar” ka ndarë lajmin me miqtë e saj virtual në llogarinë e saj “Instagram”, duke e etiketuar edhe bashkëshortin e saj Deniz Evin apo siç e njohim në rolin e “Ymytit”. Jo vetëm kaq, ajo mbi fotografi ka shkruar #kosova duke ia bashkangjitur edhe flamurin tonë.

Kujtojmë se edhe më parë Gaye ka shpërndarë lajmet e rtv21.tv me ndjekësit e saj./21Media