Përqindja me e lartë në më shumë se një shekull

Përqindja me e lartë në më shumë se një shekull

Ministri i punëve të Brendshme i Zvicrës tha se mbi 10 për qind e akullnajave të vendit janë shkrirë gjatë pesë viteve të fundit.

Kjo është përqindja me e lartë në më shumë se një shekull.

Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Organizatës Botërore të Metereologjisë.

Ministri Berset potencoi “urgjencën” e këtij takimi për vendin e tij, ku malet përbëjnë dy të tretat e territorit të Zvicrës.

Në takim janë mbledhur 150 ekspertë për të ekzaminuar akullnajat malore, borën dhe territoret e ngrira, të cilat rregullojnë burimet e ujit të ëmbël për rreth gjysmën e popullsisë së botës. Ekspertët do të diskutojnë për fushat kryesore në të cilat duhet të ndërmerren veprime të shpejta.

Ndryshimet në zonat malore kanë rritur rreziqet e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Berset tha se Zvicra ka “humbur” 500 akullnaja që nga fillimi i shekullit të 20-të./Rel