Ed Sheeran po i mohon akuzat

Ed Sheeran po i mohon akuzat

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur, Ed Sheeran, po akuzohet për vjedhjen e këngëve të artistëve tjerë dhe se po i përdor si inspirim për këngët e tij. Dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Lartë janë provë se 28-vjeçari “me vetëdije apo nënvetëdije po synon ta përvetësojë aftësinë kompozicionale dhe punën e tekstshkruesve të tjerë”.

Krijuesi i shumë hiteve mohoi akuzat, transmeton rtv21.tv 

Këto akuza ia drejtoi muzikanti jo shumë i njohur, Sam Chokri, 26-vjeçar, i cili po lufton me Ed Sheeran rreth origjinës së këngës “Shape of You”. Ishte singlli më i shitur në vitin 2017 dhe arriti vendin e parë në 34 shtete./21Media