Vlora ka publikuar fotografi me presidentin Trump

Vlora ka publikuar fotografi me presidentin Trump

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka qenë e ftuar në iftar të organizuar nga presidenti Donald Trump.

Vlora ka publikuar në Instagram një fotografi me presidentin Trump. Pas publikimit të fotografisë, ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj. Një nga ndjekësit e ka akuzuar atë, duke i thënë se si po përdorë verë në iftar.

Verë për iftar, wow, në rregull“, ka qenë komenti i ndjekësit, pas të cilit Vlora ka reaguar menjëherë. “Nuk është verë, është lëng boronicë”, ka qenë përgjigja e  Ambasadores së Kosovës në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë për nder të muajit të Ramazanit./21Media