Akuzoi gruan e kryeministrit për sulm në një klub nate, Anita i kërkon falje

Nuk e pranon se e shtyu, por i kërkon falje

Një vajzë nga Prishtina thotë se gruaja e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj e ka rrahur mbrëmë në një lokal nate.

Vajza me emrin Majlinda Haziraj, ka publikuar në “Facebook” edhe fototografi me të cilat tregon lëndimet që ka pësuar.

Rasti është publikuar në rrjetet sociale ku ka reaguar edhe Anita Muçaj.

Gruaja e Haradinajt e ka mohuar se ka pasur gisht në këtë punë, shkruan rtv21.tv.

“E dashur Majlinda qe une as nuk po t’njoh!! Po jemi knaq mbreme eshte e vertete, dhe poashtu eshte e vertete qe ke ardh me pushu afer meje se mesiguri t’paskan vra shtikllat, pastaj po edhe je ul lart ne kolltuk biles e ke thirr edhe nje shoqe me ardh me u ul aty! E qysh je rrezu e tek je rrezu une as nuk e di, as ty nuk po t’njoh! Nese e paske pas hallin me tregu qe je ma e mire se une kjo eshte tjeter gje pastaj! Megjithate me vjen keq dhe te Kerkoj falje qe qenke rrezu dhe qenke lendu!”, ka komentuar Anita në postimin e vajzës që pretendon se u godit nga ajo.

Megjithatë, nuk përfundoi me kaq, Majlinda Haziraj u shpreh se nuk është rrëzuar, por është shtyer nga Anita.

“Anita nuk jom rrxu po mke shty me doren tonde e mke gju permi tavoline me plot gota e shishe te birrave . Se kom thir kerkon se kerkush ska pas nevoj me u ule se neja ke super e mire , une kom pas nevoj edhe te kom pyt e mke thon po masnej ma ke qit doren ne shpine e mke gju posht . Skom zor mu shty as me ty as me kërkon”, ka replikuar ajo./21Media

Back to top button