Aprovohet ligji me 25 vota pro, gjashtë kundër

Aprovohet ligji me 25 vota pro, gjashtë kundër

Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një projektligj që ndalon abortin, ligji më i rreptë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Senati i shtetit ka aprovuar ligjin me 25 vota pro dhe gjashtë kundër, përveç rasteve të përdhunimit ose incestit.

Ky projektligj tani do të kalojë te guvernatorja republikane, Kay Ivey, e cila nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se a do ta nënshkruajë apo jo abortin edhe pse është kundërshtarja më e fuqishme e tij.

Aktivistët shpresojnë se ky ligj do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës Supreme të vitit 1973, që kishte legalizuar abortin./21Media