Rrëzon nga froni filmin "John Wick 3"

Rrëzon nga froni filmin “John Wick 3”

Filmi “Aladin” i prodhuar nga Disney ka marrë fitoren gjatë fundjavës pasi që grumbulloi miliona dollarë, duke rrëzuar kështu nga froni filmin, “Jon Wick 3”.

Aktori i njohur, Will Smith në rolin e xhindit mblodhi 86 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes, duke u rënditur në krye të listës, përcjell rtv21.tv

E nisa projektin me shumë nervozizëm. Do të hyja në këpucët gjigante të xhindit, të lëna nga Robin Williams dhe kjo më nervozonte. Desha që roli të ishte një homazh për Robin, por edhe të sillte diçka të re. Sfidë më vete ishte edhe përshtatja e kolonës zanore të filmit, e cila duhej të mos shkëputej nga origjinali, por njëkohësisht të sillte frymë të re”, tha Will Smith pas premierës botërore.

Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me kompozitor Alan Menken duket se “Aladin” kishte dy qëllime kryesore, të ruhej flaka e origjinalit dhe të ofronte elemente të rinj për shikuesit./21Media